zoom

Bota

Kjo mund të bëhet fotografia më e shtrenjtë në histori

“Le Violon d’Ingres” e artistit vizual Man Ray është gati të hyjë në histori si fotografia më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në një ankand.

Fotografia bardhë e zi, e realizuar në vitin 1924 nga artisti surrealist, shndërron trupin e një gruaje në një violinë.

Printimi origjinal i kryeveprës, i konsideruar gjerësisht si vepra më e famshme e Man Ray-t, pritet të arrijë midis 5-7 milionë dollarë kur të dalë në ankand në maj – vlerësimi më i lartë për një fotografi të vetme në histori, sipas shtëpisë së ankandit Christie’s.

Kjo mund të bëhet fotografia më e shtrenjtë në histori

Man Ray (1890 – 1976) ishte një anëtar i rëndësishëm i dadaizmit dhe surrealizmit. Ray ishte një artist vizual amerikan i cili e kaloi pjesën më të madhe të karrierës në Paris. Ai krijoi vepra të ndryshme, por e konsideronte veten piktor mbi të gjitha.

Kjo mund të bëhet fotografia më e shtrenjtë në histori

Sipas shtëpisë së ankandit, çifti Melvin dhe Rosalind Gersten Jacobs, të dy koleksionistë, blenë këtë pjesë nga Ray në vitin 1962 dhe do ta shesin së bashku me vepra të tjera arti, fotografi, bizhuteri dhe postera, nga koleksioni i tyre i artit i grumbulluar gjatë dekadave.

Darius Himes, kreu i fotografive në Christie’s, e quajti fotografinë “një nga veprat më ikonike të shekullit të 20-të”. “Ky imazh magjepsës surrealist është rezultat i një procesi unik dhe të manipuluar me dorë në dhomën e errët,” tha ai.

Himes shtoi: “Arritja dhe ndikimi i imazhit, njëkohësisht romantik, misterioz, ‘mashtrues’ dhe lozonjar, ka pushtuar mendjet e të gjithëve për gati 100 vjet. Si vepër fotografike, është e paprecedentë në treg.”