zoom

Bota

Kina “rrethon” Tajvanin, anije dhe avionë luftarakë marrin pjesë në stërvitje

Ushtria kineze ka nisur stërvitjet ushtarake përreth Tajvanit si një paralajmërim i ashpër, për shkak të një marrëveshjeje të fshehtë mes separatistëve dhe forcave të huaja, tha Ministria e Mbrojtjes e Kinës. Stërvitjet e ushtrisë kineze po mbahen vetëm pak ditë pasi zëvendës presidenti i Tajvanit, William Lai, vizitoi Shtetet e Bashkuara.

Gjatë vizitës, ai u ndal edhe në San Françisko dhe Nju Jork. Pekini pretendon se Tajvani demokratik është pjesë e territorit të Kinës dhe nuk ka të drejtë të ketë marrëdhënie me vende të tjera. Zëdhënësi i ushtrisë kineze, tha në një komunikatë për media se stërvitjet ushtarake përfshinë bashkërendimin e anijeve dhe aeroplanëve për ta marrë kontrollin e hapësirave ajrore dhe detare.
Mediat shtetërore raportuan se anijet e pajisura me raketa dhe aeroplanët luftarakë u përshinë në operacion dhe se njësitë punuan së bashku për ta simuluar rrethimin e Tajvanit.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit deklaroi se u identifikuan 42 aeroplanë ushtarakë kinezë nga ora 09:00 e kësaj të shtunë. Sipas autoriteteve të Tajvanit 26 prej tyre e kaluan vijën e mesme të Ngushticës.