zoom

Aktualitet

Kim flet me superlativa për Shqipërinë dhe shqiptarët: Bota duhet të nxjerrë mësime

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Yuri Kim ka folur me superlative për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Teksa ka marrë pjesë në eventin ‘Festivali i Kulturës Izrael -Shqipëri”, është shprehur se shqiptarët në çfarë do situatë të ofrojnë “Bukë, kripë e zemër”.

Ajo shtoi se nëse do të jetë një ditë në vështirësi, do të vijë në Shqipëri, ndërkohë që shtoi se bota duhet të mbajë shënime nga vendi ynë.

 

“Mënyrë e mrekullueshme për të menduar për historinë, kulturën e artin. Janë thënë shumë gjëra për shqiptarët, por e vërteta është se shqiptarët janë njerëz të mikrpitjes dhe kurajos. Sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët ndihmojnë, e bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ribënë tani. Kur bota kalon në stiauta që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë bukë e kripë e zemër. Jam vërtet shumë krenare që jam këtu, e di si një qënie njerëzore, nëse do të rastis të jem në vështirësi, do të vij në Shqipëri. Këto janë mësime që duhet ti mësojë bota nga ky vend i vogël. Sikurse e përmendi, është një vend i vogël me zemër të madhe,” tha Kim.