zoom

Bota

Kievi i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Moskës/ Refuzon armëpushimin 36 orësh

Një zyrtar i lartë ukrainas hodhi poshtë sot propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim 36-orësh me rastin e Krishtlindjes në Rusi.

Ai tha se kjo që kërkon Moska është hipokrizi dhe tha se një “armëpushim i përkohshëm” do të ishte i mundur vetëm kur Rusia të heqë dorë nga territoret që ka kapur në Ukrainë.

“Së pari. Ukraina nuk sulmon tokën e huaj dhe nuk vret civilë. Ashtu si Federata Ruse. Ukraina shkatërron vetëm pjesëtarët e ushtrisë okupuese në territorin e saj…

Së dyti. Federata Ruse duhet të largohet nga territoret e pushtuara, vetëm atëherë do të ketë një “armëpushim të përkohshëm”. Mbajeni hipokrizinë për vete”, ka shkruar Mihailo Podoliak në Twitter.

Kujtojmë se psk më herët Rusia njoftoi se do të shpallë një armëpushim në Ukrainë, i cili do të fillojë nga ora 12 e pasdites së 6 janarit deri në mesnatën e 7 janarit.