Aplikacion
Avokati i Mediut ka deklaruar për emdiat pas përfundimit të seancës se ekspertët e përzgjedhur nuk kanë licencë si ekspertë, madje janë në kushte papajtueshmërie sepse dy prej tyre punojnë në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
“Kërkuam publicitetin e gjyqit. Publiku të shohë vetë kush ka të drejtë. Kjo u bë një çështje që i vlen popullaritetit jo ligjit sepse me ligj duhet te ishte zgjidhur me rishkrimin. Ekspertët nuk kanë tagër, madje kanë pengesë sepse dy prej tyre punojnë në KLSH. Asnjë prej tyre nuk ka licencë për të kryer ekspertim.
Një moment tjetër i seancës ishte pretendimi i një heroizmi të paqenë, nuk mund të thuhen fjalë fyese në proces dhe gjykata të bëjë sehir. Të sillet si e punësuar nga palët jo si mbi palët”, tha Adrian Vishaj.
Vetë Mediu deklaroi se po përndiqet prej 16 vitesh, edhe pse ishte i pafajshëm në çështjen e Gërdecit. Ngjarja ndodhi më 15 mars 2008, me atë shpërthim tragjik që vrau 26 vetë dhe plagosi 300 të tjerë.
Deklarata e Mediut:
“Mendoj se gjyqin politik e ka bërë politika. Nëse SPAK ka ardhur te ideja e bilanceve të dënimeve politike, nuk mendoj se është drejtësi më. Kjo që kërkon SPAK në akuzë ndodh vetëm në juntat ushtarake.
Do ju them që sot prej 16 vjetësh vazhdon një persekutim sa personal dhe familjar në kundërshtim me ligjin, me deklarime politike, se Mediu ka qenë shkaktar për Gërdecin. Dhe sipas akuzës unë duhej të dija se ku ishte Gërdeci, ca bënin ushtarakët, kush ishin rojet, si bëhej demontimi etj.
Ata që kanë mbështetur këtë qëndrim, që sot janë në pushtet, kur prokuroria i ka thirrur në akuzë, nuk njohin as bashkëpunëtorët e tyre dhe nuk mbajnë përgjegjësi për firmat që kanë hedhur. Ndërkohë që unë dhashë dorëheqjen, ishte akt moral, por nuk mund të keqpërdoret për interesa dhe manipulim politik të këtij procesi.
Po ju them, KLSH dhe Auditi janë bërë kontrolle në min. e Mbrojtjes dhe nuk kanë gjetur asnjë shkelje. Për çfarë më akuzon mua Prokuroria, të cilën e merr copy paste nga këta ekspertë të paligjshëm dhe të pa licencuar, që kompania SAC nuk është regjistruar në tatime dhe ka shmangur pagesën 4 mijë euro. Unë nuk kam qenë inspektor tatimesh. Është thënë se nuk ka leje mjedisi kompania, Unë jam bërë në 2019 ministër Mjedisi dhe nuk kam qenë inspektor”. /ZOOM.AL/
Durrësi dhe jugu në “black out” energjetik, OST tregon çfarë ka ndodhur dhe kur do rikthehen dritat