zoom

Aktualitet

Kërcënonte me vrasje familjarët, parandalohet një tjetër krim në Tiranë. pranga 50-vjeçarit

Një tjetër rast i dhunës në familje dhe krimi është parandaluar sot në kryeqytet.

Komisariati i Policisë Nr. 1, njoftoi se ka ndaluar një 50-vjeçar që kërcënonte me vrasje familjen e tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të çdo shtetasi, që përbën rrezik potencial për sigurinë e të tjerëve, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, një shtetas po kanoste me mjet prerës, bashkëshorten e tij, se do ta vriste, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 50 vjeç, banues në Shkozë”, njoftoi zyrtarisht policia.

I dyshuari akuzohet sipas dëshmive të familjarëve, se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës thikë, se do ti vriste.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/