Aplikacion
Dy automjete janë përplasur kokë më kokë me kokë me njëra tjetrën ndërsa në aksident është përfshirë edhe një furgo me turistë.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë devijimi i një prej automjeteve për të shmangur një gropë uji.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30 në aksin rrugor “Lezhë- Shëngjin”, automjeti me drejtues shtetasin M. V., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Ç, dhe me automjetin me drejtues shtetasin P. T.,
Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit shtetasi M. V., dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi R. Ç., të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.