Aplikacion
Socialisti e ka konsideruar një debat politik përplasjen e ashpër me deputetin e PD-së, Agron Shehaj, gjatë seancës parlamentare (2 maj).
Gjatë debatit, Manja nga karrigia i bëri me dorë Agron Shehajt se “do të shkul veshët”, por ministri i drejtësisë theksoi se gjithçka i takon atij debati politik të zhvilluar brenda asaj salle.
“Sot është ditë e re, jemi në prag të festës së Pashkës”, tha Manja.
“Dje ishte dje dhe gjithçka i takon atij debati politik të zhvilluar brenda asaj salle. Sot është ditë e re, jemi në prag të festës së Pashkës. Kam dëgjuar sot që ka vazhduar të trajtohet në media, por personalisht më bërë nostalgjik sepse më bëri sikur ato ankesat që bënim në klasë të parë dhe që shkonim tek zysha për t’i zgjidhur.
Koha bën të veten, mosha bën të vetën, nuk kthehemi dot në klasë të parë, debati i takon një debati politik brenda sallës së Kuvendit. Sot jemi për të tjera punë, dua ta mbyll me një urim për Festat e Pashkës, të keni një fundjavë të qetë edhe të vazhdoni të kryeni misionin tuaj, sepse puna jonë pa ju mbetet brenda 4 mureve.
Do ta vazhdoj ta them që ju gazetarët jeni shtysa kryesore që bëtë Ministrinë e Drejtësisë që pas 4 vitesh të kishte një ligj për Amnistinë, që është një nga ligjet më qëllim mira në atë Parlament dhe u dha mundësinë rreth 800 vetëve të bashkohen me familjen”, u shpreh ai në deklaratë për mediat. /ZOOM.AL/