Aplikacion
Gjatë fjalës që ka mbajtur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, teksa këtë të premte do të zgjidhen 3 anëtarët e rinj, Çela tha se problematika të tilla kalohen duke qëndruar së bashku.
Ai nënvizoi se drejtësia po kalon një periudhë të vështirë, pasi po përballet me besimin e ulët para publikut.
“Kërcënimi i kolegeve tona për shkak të detyrës, nga njëra anë janë fakte të rënda dhe duhet të marrin ndëshkimin sipas ligjit, por nga ana tjetër duhet të na bëjnë më solidarë me njëri tjetrin e të kuptojmë se këto janë pengesa që mund t’i kapërcejmë vetëm duke qëndruar së bashku, përmes përkushtimit ndaj detyrës nga secili prej nesh”.
Prokurori i Përgjithshëm theksoi se “ky qëndrim do të dekurajojë këdo që mendon se përmes kërcënimeve apo akteve të rënda të dhunës të drejtuara ndaj jetës së magjistratëve, mund të pengojë drejtësinë”.
Çela theksoi opinioni publik ka një besim të ulët te drejtësia, duke shtuar se “po kalojmë një periudhë të vështirë”.
“Nuk duhet të lejojmë që disa fenomene negative, të njollosin dhe njëkohësisht të dobësojnë angazhimin tonë të përbashkët në shërbim të drejtësisë. Vendi ka nevojë për magjistratë të pavarur nga kushdo, që pikë referimi kanë kushtetutën dhe ligjin dhe kanë kurajë dhe energjinë të përballen me sfidat e profesionit të vështirë që kanë zgjedhur”, deklaroi Olsian Çela.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë