zoom

Të gjitha

Ndahen përfundimisht Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Luksi i shfrenuar, një dashuri që në pamje të parë u duk mjaft e bukur  duke shuar shumë zëra njëkohësisht tanimë i ka ardhur fundi. Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Ka qenë Fisniku ai i cili e ka konfirmuar një gjë tillë në abcnews.al duke bërë të ditur se secili tanimë do shohë jetën e vet.

Një javë më parë ai u përfshi në një skandal mediatik, ndërsa u akuzuan nga një agjenci turistike për një pushim, që nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre financiare. Artistja ndërkohë u distancua nga kjo ngjarje dhe tha se nuk ishte në dijeni për atë që kishte ndodhur mes pronarit të agjencionit dhe Fisnik Sylës.

Kujtojmë se këngëtarja u arrestua më 19 shtator 2020 në Morinë, pasi u kap me dy armë zjarri pistoleta me vete. Në makinën tip “Audi” bashkë me këngëtaren ishin edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i këngëtares.

Ata u liruan nga qelia, por prokuroria kërkoi “arrest ne burg” për biznesmenin dhe shoferin e këngëtares, ndërsa Gjykata vlerësoi se nuk ka prova të mjaftueshme që i fajëson ata./L.K