Aplikacion
Këngëtarja e do të mbajë edhe 14 koncerte të reja nëpër stadiume anembanë globit. I caktuar fillimisht të mbahej në verën e vitit 2020, pas lansimit të albumit të Gagas “Chromatica”, turneu u detyrua të shtyhet për një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Por, më në fund ka ardhur koha që të mbahen koncertet e mbetura të turneut “Chromatica Ball” nëpër vende të ndryshe të botës, duke ua hapur dyert fansave të shumtë.
Koncerti i parë do të mbahet më 17 korrik në Düsseldorf ndërsa performancat përmbyllen më 10 shtator të këtij viti, me koncertin e fundit në Los Angeles. Kështu, albumi i pozicionuar në vendin e parë të toplistës së 200 albumeve më të mira “Billboard”, do të ketë mundësi të promovohet në mënyrën e duhur dhe të merituar, pas pritjes dy vjeçare për t’u interpretuar në turne.
Biletat do të dalin në shitje të premten derisa një dollar nga çdo biletë e blerë do t’i dhurohet fondacionit “Born This Way”, një organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 2012 nga ylli i filmit “House of Gucci” dhe nëna e saj, Cynthia Germanotta./L.K
/Zoom.al