Pavarësisht spekulimeve se ata janë martuar, Rich Paul në fakt i propozoi javën e kaluar këngëtares më në modë Adele.

Fillimisht raportohet nga mediat se Adele, tha “Po” dhe më pas telefonoi miqtë dhe familjen për të ndarë lajmin e lumtur.

Sipas ‘The Sun’, Rich më në fund i propozoi Adelës të enjten e kaluar. Një burim i tha botimit: “Rich planifikoi që propozimi të ishte në qytetin e saj të lindjes dhe i dha asaj një unazë diamanti katër karatësh. Ata festuan me shampanjë në Chiltern Firehouse”.

Sipas publikimit, Adele thotë “po” përpara se të telefononte me FaceTime miqtë dhe familjarët për të ndarë lajmin e lumtur. Adele ndezi thashethemet se ajo ishte martuar fshehurazi me Richin pasi e quajti atë si burrin e saj dhe e quajti veten gruaja e tij. Burimi shtoi: “Adele mendon se është qesharake që fansat mendojnë se ata tashmë janë të martuar. Ka qenë një shaka. Tani të gjithë po tallen se ajo mund të jetë këngëtarja më e mirë e dasmës”.

Adele ishte e martuar më parë me sipërmarrësin Simon Konecki nga viti 2018 deri në vitin 2021 dhe kanë një djalë 11-vjeçar Angelo. Adele filloi të takohej me Rich, i cili ka tre fëmijë, në vitin 2022. /ZOOM.AL/