Aplikacion
Pasi ranë dakord për të zëvendësuar reperin 44-vjeçar të “Stronger”, burimet pretendojnë se krijuesi i hitit “Blinding Lights” ka ‘kërcënuar’ të tërhiqet nëse nuk e paguhet me të njëjtat pagesë si West.
Përpara se të largohej nga koncerti, themeluesi i ‘Yeezy’ kishte një marrëveshje që të fitonte 8 milionë dollarë si dhe një tarifë prodhimi prej 500 mijë dollarësh.
Lajmi vjen vetëm disa orë pasi The Weeknd ra dakord që të merrte kryesimin e West në festivalin e muzikës shumë të popullarizuar në Kaliforninë Jugore, sipas TMZ. Këngëtari kanadez- emri i plotë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye konfirmoi se është shtuar në listën e performuesve të festivalit teksa ndau edhe kalendarin e përditësuar të tyre.
The Weeknd dhe grupi muzikor Swedish House Mafia i përbërë nga Axwell, Steve Angello dhe Sebastian Ingrosso kanë një marrëdhënie pune pasi kanë bashkëpunuar në këngën hit “Moth To A Flame” së bashku dhe gjithashtu kanë të njëjtin ekip menaxhues SALXCO.
Mbetet e paqartë se si do të funksionojë koncerti. The Weeknd doli fillimisht në skenën e “Coachella” në vitin 2012 dhe më pas tre vjet më vonë në 2015. Ai zyrtarisht kryesoi festivalin në vitin 2018 me Beyonce dhe reperin Eminem./L.K
/Zoom.al