zoom

Politikë

Këlliçi zyrtarizon kandidaturën për Bashkinë: Do futem në primare për të fituar Tiranën

Deputeti Belnd këlliçi në një dalje publike ka zyrtarizur kandidaturën e tij për të marrë pjesë në primaret brenda PD për të dalë më pas kandidat për kryetar Bashkie të Tiranës.

Ai theksoi se futet në këtë garë për tu rikthyer qytetarëve qytetin e tyre i cili tashmë është i vjedhur.

Kam vendosur në këto primare të PD, prej të cilave me votën e anëtarësisë do të zyrtarizohen kandidatët. Mbërritja në këtë vendim nuk ishte e menjëhershme, ka ardhur pas një konsulte dhe takimeve me banorët e Tiranës. Tirana ka nevojë dramatiek për ndryshim. Bashkia ëhst5ë shfrytëzuar nga Veliaj me taksat e qytetarëve, gjobat dhe lejet për ndërtim. Me instalimin puna diçka e dukja gjithçka Veliaj e ka dëmtuar qytetin. Tirana mund të rregullohet edhe pa vjedhur. Tirana nuk ngjan me asnjë kryeqytet në BE, bëhet gjithnjë e më shumë më e shtrenjtë, më e ndotur. Veliaj kërkon të shfrytëzoj këtë pushtet të madh, atij i duhet një mandat të tretë që të rrisë vjedhjen. Ky model duhet të bjerë”, tha Këlliçi.