zoom

Lajme

Këlliçi nga protesta te Bashkia: Veliajn e kanë parë qytetarët të largohet nga vendi në orën 04:00

Opozita po zhvillon protestën e 14-të përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, ku i pranishëm ka qenë edhe ish-kandidati dhe deputeti i PD, Belind Këlliçi, i cili gjatë fjalimit të tij i është drejtuar edhe efektivëve të policisë së shtetit duke e cilësuar të paprecedentë reagimin e tyre, teksa i ka ftuar që ti bashkohen protestës.

Më tej Këlliçi tha se Veliajn e kanë parë qytetarët që rreth orës 04:00 të largohet nga vendi. Qytetarët përdorën goma të vjetra, flakadanë, tymuese dhe vezë, kurse POlicia kishte hequr gardhin metalik dhe përdori për shpërndarje.

“Protesta e 14 që bëhet para zyrave qendrore të 5D. Kjo nuk është më godina e Bashkisë Tiranë. Veliaj në orën 04:00 e kanë parë qytetarët të largohet nga Shqipëria. Në vend të kapësh Erion Velian, në vend të merresh me bandën 5D merresh me qytetarët e ndershëm. Shihni fytyrën e policisë së shtetit, po i prekur dhe intimiduan sulmojnë qytetarët.

Të nderuar Polici e Shtetit mos harroni se jeta është e gjatë. D me ardhjen në krye të shtetit, të gjithë oficerët që kanë arrestuar qytetarët, kemi protestues në qeli. Qytetarë, ajo që ndodh sot me policinë është e paprecedentë. E pashembullt! Në vend të zbatojnë ligjin e të ndalojnë hajdutët ndalojnë protestuesit. Do të doja t’ju bëja një ftesë. Do të protestojmë nesër, edhe më 11 korrik, nuk do ta ndalim aksionin’’, tha Këlliçi. /ZOOM.AL/