Aplikacion
Modelja shqiptare Kejvina Kthella ka rënë pre e një mashtrimi financiar, pasi pretendon se një shoqe e afërt i ka marrë dhe nuk i ka kthyer shumën prej 8 mijë eurosh.
Sipas të dhënave të dosjes hetimore, në qendër të çështjes ndodhet Anela Osmani nga Gramshi, e cila po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të “Mashtrimit”. Kallëzimi është depozituar nga vetë modelja në fillim të muajit maj, sipas gazetarit Elton Qyno, ndërsa materialet janë referuar në prokurori për veprime të mëtejshme.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se Kejvina ia kishte besuar shumën e kursyer nga puna shoqes së saj, për shkak se do të largohej drejt Lezhës dhe nuk dëshironte t’i linte paratë në banesën e saj në Tiranë.
Sipas deklarimeve, Anela Osmani fillimisht ka pretenduar se paratë ndodheshin të sigurta në një kasafortë, por më pas ka thënë se nuk arrinte ta hapte pasi kishte harruar kodin. Pas insistimit të modeles, kasaforta është hapur dhe shuma nuk është gjetur aty.
Më tej, e dyshuara ka dhënë një tjetër version, duke pretenduar se paratë ishin depozituar në një llogari bankare, por nuk mund të tërhiqeshin për shkak të bllokimit nga përmbarimi.
Pas këtyre shpjegimeve kontradiktore, Kejvina Kthella iu drejtua policisë së Tiranës me kallëzim penal. Autoritetet ndaluan Anela Osmanin, e cila më pas u paraqit para Gjykatës së Tiranës. Në përfundim të seancës, gjykata caktoi ndaj saj masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.
Ndërkohë, mbrojtja ligjore e Osmanit ka kundërshtuar akuzën, duke pretenduar se nuk kemi të bëjmë me vepër penale./ Zoom.al
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore