zoom

Aktualitet

Kejvina Kthella humb betejën me gjykatën, mbetet pa “Audi-n” luksoz

Modelja Kejvina Kthella nuk e fitoi dot betejën e saj në gjykatë për të rimarrë “Audi-n” e saj luksoz.

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të sekuestruar makinën e saj, Kejvina iu drejtua Gjykatës së Lartë për rekurs.

Por trupa gjykuese ka vendosur të mos ia kthejë makinën, duke lënë në fuqi kështu vendimin e mëparshëm.

Me kërkesë të SPAK më 8 shkurt, GJKKO konfiskoi 9 prej makinave të Redjan Rrejës dhe familjarëve të tij, përfshirë dhe makinën luksoze Audi, që ia kishte dhuruar modeles Kejvina Kthella.

Postime të lidhura