zoom

Slider

Ke tradhtuar ndonjëherë? Nga marrëdhënia me gruan, te momenti më i vështirë, rrëfehet Shpat Kasapi

Këngëtari Shpat Kasapi ka rrëfyer detaje nga jeta e tij private, teksa u shpreh se ndihet i kompletuar dhe se me bashkëshorten ka marrëdhënie shumë të mirë.

Ndërsa ka treguar se momenti më i vështirë në jetë për të ka qenë humbja e babait në moshë të vogël.

“Jam i kompletuar, me bashkëshorten kemi marrëdhënie si shokë, merremi vesh shumë mirë. Momenti mëi vështirë në jetën time ka qenë vdekja e babait kur isha në moshën 12 vjecare. Periudha e errët e imja kur ndjeja mungesën e tij, kur nëna është munduar të na rrisë dhe ka luajtur rolin e burrit. Njeri lufton për ekzistencë”, tha ai në një intervistë në TCH.

Ai u shpreh se nuk ka tradhtuar asnjëherë, ndërsa zbuloi se është dashuruar më shumë se njëherë.

Pjesë nga intervista:

Ke tradhtuar ti ndonjëherë?

Jo

Ke provuar lëndë narkotike?

Po

Ke kryer marrëdhënie sekuale me një fanse që e ke njohur në koncert?

Jo. S’më ka pëlqyer

Do ishe puthur me Erjola Docin?

Jo, e kam mikeshë. S’është në preferencat e mia

Gjatë 4 viteve martesë ke vizituar website pornografikë?

Jo, nuk i preferoj.

Ke dashuruar me shumë se njëherë?

Po

Do të riktheheshe tek ish-i?

Jo.