zoom

Aktualitet

Kë telefonoi Lorenc Kosta pasi u plagos me 6 plumba nga Erjon Goxhara?

Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja e Lorenc Kostës, ngjarje e ndodhur mesditën e të hënës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Në dosjen hetimore zbardhet se pasi mori gjashtë plumba në pjesën e fundit të barkut dhe te këmbët, Lorenc Kosta telefonoi kolegun e tij në Entin Rregullator të Energjisë, Elton Rodheshi.

“Në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Elton Rodheshi ka deklaruar se është koleg pune me shtetasin Lorenc Kosta dhe rreth orës 13:55 shtetasi Lorenc Kosta e kishte telefonuar duke i thënë që më qëlluan poshtë shtëpisë. Pasi ka shkuar në vend shtetasi Elton Rodheshi e ka pyetur si është ndërsa Lorenci i ka thënë se e ka ndaluar shtetasi Erjon Goxhara, i ka thënë që do sqaronte dicka e më pas e ka plagosur me armë”, thuhet në dosje.

Lorenc Kosta është inxhinieri i ERE-s që u plagos nga efektivi i policisë, Erjon Goxhara, për shkak të raportit intim që ai kishte me gruan e këtij të fundit.