zoom

Të gjitha

“Ke qenë e virgjër deri 22 vjeçe apo jo?”/ Rrëfehen Donaldi dhe Beatrix-i

Mbrëmjen e djeshme, dy çiftet e “Big Brother VIP” janë vënë përballë një sfide. Secili nga çiftet do të shkonte në dhomën e surprizave dhe do të luante lojën pyetje dhe përgjigje.

Gjatë kësaj loje, Donaldi dhe Beatrix kanë folur për kohën kur kanë dhënë puthjet e tyre të para. Aktori i humorit në një moment i thotë Beatrix: “Unë e di që ti ke qenë e virgjër deri në moshën 22-vjeçare apo jo?”.

Ndërkohë që këngëtarja ia aprovon këtë, ndërsa zbulon më tej se puthjen e parë e ka dhënë në kohën kur ka qenë në gjimnaz, ndërsa shton se ka qenë një moment i bukur në jetën e saj.

Nga ana tjetër Donaldi nuk mund të thotë të njëjtën gjë për puthjen e tij në moshën 15-vjeçare, për të cilën tha: “Mua ma ka shpifur ajo e para”.