zoom

Të gjitha

Pas “Bad Habits” Ed Sheeran nuk ka ndërmend të ndalet

Edhe pse albumi i tij më i ri i Ed Sheeran sapo është publikuar , këngëtari britanik duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Këngëtari i “Bad Habits” zbuloi se ai tashmë ka plane për një projekt të ri dhe fansat mund të presin që ta dëgjojnë atë javën e ardhshme. “Epo, ky nuk do të jetë projekti i radhës që do të publikoj. Pas 10 ditësh do të dalë diçka”, tha ylli i muzikës.

Megjithëse këngëtari nuk dha detaje të mëtejshme mbi projektin misterioz, ai tha se nuk pret që ai të jetë një hit në Zelandën e Re. Katër herë fituesi i “Grammy” publikoi albumin në tetor, ku përfshiheshin këngë si “Bad Habits”, “Shivers” dhe “Overpass Graffiti”. Ky ishte albumi i tij i katërt që titullohej sipas simboleve, pas ‘+’ në 2011, ‘x’ në 2014 dhe ‘÷’ në 2017.

Ed Sheeran shpjegoi gjithashtu se pavarësisht përdorimit të simboleve, ai në fakt nuk është një adhurues i matematikës. Përveç projektit misterioz që do të përfundojë javën e ardhshme  ai tha se dëshiron të bëjë 10 albume me simbole, por pesë prej tyre nuk do të jenë të lidhura me matematikën./L.K

/Zoom.al