zoom

Të gjitha

Kate Middlelton dhe Princi William zyrtarisht kanë portretin e tyre në Mbretëri

Është zbuluar portreti i parë zyrtar i përbashkët i Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit. Piktura ndodhet në Muzeun Fitzwilliam në Kembrixh, Angli dhe njerëzit do të kenë mundësinë ta shikojnë nga afër atë.

Duka dhe Dukesha vizituan Kembrixhin ditën e enjte për të parë pikturën me vaj 210 centimetra me 110 centimetra, të punuar nga artisti britanik Jamie Coreth.

Portreti tregon çiftin duke vështruar në distancë. Princi William të veshur  me një kostum të errët dhe kravatë blu dhe Kate e veshur me një fustan jeshil ngjyrë smerald nga marka The Vampire’s Wife, të cilën dukesha e kishte veshur më parë në një udhëtim në Dublin në vitin 2020. Fustani, i dizajnuar nga gruaja e muzikantit Nick Cave, Susie Cave, u përshkrua nga British Vogue si një kthese e madhe në stilin e Kate.

Piktura është porositur në vitin 2021 nga Fondi Mbretëror i Portretit të Cambridgeshire, sipas Muzeut Fitzwilliam . Coreth inkorporoi vetë Kembrixhin në portret, duke zgjedhur tonet e sfondit dhe një motiv arkitekturor gjashtëkëndor të frymëzuar nga ndërtesat në të gjithë qytetin, vuri në dukje muzeu në një deklaratë.

Gjatë vizitës së tyre, Kate dhe William u takuan me Coreth, mbështetës të projektit, dhe Sibyl Marshall, gruaja e të ndjerit Sir Michael Marshall, i cili fillimisht propozoi idenë për portretin, sipas Muzeut Fitzwilliam./L.K

/Zoom.al