zoom

Aktualitet

Kastrati del hapur pro Edi Ramës

Që ai është një ndër biznesmenët më me shume kontrata qeveritare, ky nuk është më sekret. Por deri tani Kastrati ka mbajtur një profil të ulët në raportin me kryeministrin e vendit, Edi Ramën.

Ai nuk ka dalë hapur për t’u bërë pjesë e propagandës së kryeministrit, si biznesmeni tjetër pranë qeverisë, Gjergj Luca.

Por tundimi për t’u treguar më afër Ramës se të tjerët duket se ka bërë të vetën dhe Kastrati ka nisur të shpërndajë postimet e Edi Ramës apo t’u bëjë like atyre.


Rasti i fundit është ai i urës së re mbi lumin Drin, në Kukës, pjesë e Rrugës së Kombit, të cilën Kastrati e ka marrë me koncesion.

Edi Rama postoi një foto të urës për të treguar se edhe kjo “arritje e madhe” është drejt përfundimit.

“Arritja” në fakt duhet të kishte përdunduar disa vite më parë dhe Kastrati duhej penalizuar për shkelje të afateve e jo të promovohej.

Por siç dihet, njëra dorë lan tjetrën dhe teksa kryeministri i vendit u bën reklamë punëve të një biznesi që është në shkelje, biznesi ia kthen “nderin“ duke dalë hapur pro tij. /Zoom.al