zoom

Të gjitha

Karriera e avokates së Johnny Depp në një film ?!

Përfaqësuesja e Johnny Depp në gjyqin kundër Amber Heard, Camille Vasquez, fitoi simpatinë e të gjithë publikut. Së fundmi avokatja latine ka dhënë një intervistë për “Access Hollywood”. Vasquez u pyet se cila nga aktoret e famshme do të dëshironte ta përfaqësonte, nëse karriera e saj do të bëhej film.

Camille e kishte një emër. Ndër të tjera ajo u shpreh se do të dëshironte që Eva Longoria ta portretizonte një një film ose serial të mundshëm televiziv.

“Mendoj se duhet t’ua lë këtë drejtuesve të kastit, ata paguhen shumë para për ta bërë zgjedhjen,”- u shpreh duke qeshur avokatja. “Unë nuk njoh ndonjë aktore të mrekullueshme latine që… Salma Hayek apo Eva Longoria. Ka pasur disa njerëz që kanë thënë se u ngjaj pak atyre,” tregoi Vasquez./L.K

/Zoom.al