zoom

Slider

Karim Benzema hyn në histori të Realit, golashënuesi i tretë më i mirë

Një fitore me shije rekordi për sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema, kjo pasi tre golat e tij përballë Paris Saint Germain e kanë futur në historinë e këtij klubi si golashënuesin e tretë më të mirë.

Janë 309 finalizime për francezin, i cili mban të veshur këtë fanellë që prej vitit 2009 kur u ble nga Olympique Lyon për 35 milionë euro. Ai kalon legjendën Alfredo Di Stefano, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e prezantimit të tij si futbollisti i ri i Realit të Madridit.

/zoom.al