Aplikacion
Policia kishte marrë informacione se në atë zonë gjendej mjeti i të riut dhe nisën kërkimin me forcat RENEA dhe Operacionalen.
Hato, i njohur dhe si mik i ngushtë i Ervis Martinajt, kërkohet nga SPAK si pjesë e dosjes “Metamorfoza”.
Por, eksperti Ervin Karamuço deklaroi gjatë një intervistë në “Top Channel” se Eljon Hato nuk ndodhet në Shqipëri.
Sipas tij, arrestimi i Hatos do të ishte ngjarje e madhe për autoritetet shqiptare sepse do të zbardhte edhe shumë ngjarje kriminale dhe do të mund të hidhte dritë edhe për zhdukjen e Ervis Martinajt.
“Makina është e një personi që ndodhet në paraburgim (Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt), në përdorim e ka një person tjetër që mendohet se mund të fusë në makinë këtë person (Eljon Haton) i cili nga burime që kam unë, nuk është në Shqipëri.
Nuk e di se pse bëhen alibi se mund të jetë këtu apo aty, policia duhet të jetë shumë serioze në deklaratat që jep. Nga ajo që ne marrim informacion, personazhi është jashtë territorit të Shqipërisë dhe do ishte ngjarje e madhe nëse do kapej për shumë arsye, mbase edhe për të zbardhur ngjarje të tjera që mund të kenë ndodhur, mbase edhe fatin e Martinajt”, tha Karamuço.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet