zoom

Aktualitet

Karamuço plas “bombën”: Po qarkullon një video erotike e dy vajzave të showbizit shqiptar

Një video erotike me protagoniste dy vajza të njohura të showbizit shqiptar po qarkullon.

Deklaratën e fortë e bëri eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço nga një studio televizive, i cili zbuloi se videoja është gjetur në telefonin e një personi që është në kërkim nga autoritetet.

“Po qarkullon video gjysmë erotike, dy personazhe të showbizit, njëra ka dalë aty që do të thotë është filmuar nga ai. Ne presim hetime nga ky celular dhe na del kjo video.

Janë dy vajza nga showbizi, por njëra njihet shumë. Poseduesi i këtij celulari është një person ende në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Në këtë celular del edhe një personazh tjetër që porosit femra shqiptare për Dubai, dhe i pyet, si i do. Do dalin çudira, është prostitucion, korrupsion, indicie.

Janë pjesë kronologjie të jetës së një personi që është marrë me shumë gjëra të pista. Të bie perdja dhe të kuptojmë kush janë zyrtarët. 100 mijë euro në ditë, është e shënuar në celular, 100 mijë euro në ditë për të kaluar një javë, 3-4 ditë diku, jo në Shqipëri”, tha Ervin Karamuço.