zoom

Aktualitet

Kamioni zë poshtë shoferin në Sarandë, ndërron jetë 54-vjeçari

Një drejtues mjeti ka humbur jetën, pasi është zënë poshtë nga kamioni, të cilin e kishte parkuar për të bërë shkarkimin e ngarkesës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 Sarandë, ndërsa shoferi është identifikuar si 53-vjeçari Veli Seiti.

Sipas informacioneve të para, Seiti ka dalë nga mjeti për të bërë shkarkimin e ngarkesës, por mjeti ka lëvizur dhe drejtuesi ka shkuar për të hipur në mjet, por është batuar dukë e zënë poshtë./ Zoom.al