zoom

Aktualitet

Kamionçina shpërthen në flakë në aksin Radhimë-Vlorë, shpëton për mrekulli drejtuesi

Një mjet kamionçinë është përfshirë nga flakët në ecje në aksin Radhimë-Vlorë mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur e njohur si Kalaja.

Mësohet se mjeti me targa AA845PX i përket shtetasit Fisnik Skendi, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Siç shihet edhe nga foto, mjeti tip kamionçinë është shkrumbuar totalisht. Policia vendore nisi hetimet, teksa dyshohet paraprakisht për ngjarje aksidentale, shkëndijë elektrike në motor.

Drejtuesi ka thënë se mjeti mori flakë në ecje dhe fillimisht nxori tym nga motori, por nuk pati shpërthim. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura