Aplikacion
Postimi i plotë:
Distanca që krijohet mes njerëzve dhemb, ndarja dhemb, por ajo që dhemb akoma më shumë është të shohësh njerëzit që do, të plake në moshë dhe t’i thuash vetes se një ditë ata nuk do të jenë më.
Oh sa dhemb. Unë i shoh ata gjithnjë e më rrallë dhe çdo herë situata është e njëjtë. Pesha e viteve po i rendon. Tiparet e tyre po humbasin rininë. Hapat dhe lëvizjet e tyre ngadalësohen. I shoh dhe nuk jam në gjendje të bëj asgjë. Thjesht dëshmi pasive për moshën që i konsumon duke u lutur çdo ditë që Zoti do t’i lërë me mua për shumë vite në vazhdim.
E di, një ditë do të na duhet të përballemi me faktet dhe të pranojmë fatin që është i destinuar për të gjithë ne. Por jo tani. Akoma jo. Kam nevojë për ata. I dua shumë. Gjysherit e mi .Balsami i shpirtit tim. Ju Lutem Mos i Harroni Gjysherit e gjyshet.