zoom

Slider

Kalon Laçi, zhgënjen Partizani. Të kuqtë dorëzohen te penalltitë

Merr fund edhe aventura e Partizanit në Europë, me të kuqtë që u mposhtën 0-1 në kohën e rregullt nga gjeorgjianët e Saburtalos dhe nga pika e bardhë e penalltive, fati u buzëqeshi miqve, që fituan 5-4 dhe kaluan në turin tjetër.

E si të mos mjaftonte eliminimi, nuk mungoi as tensioni në fund, me tifozët që hodhën një kapsolle pranë portierit gjeorgjian, i cili mbeti i shtrirë, ndërsa më pas fluturuan edhe disa shishe uji në fushë, të cilat Partizani do t’i paguajë me një gjobë të majme.

Pjesa e parë pa gjeorgjianët më kërkues, të cilët jo vetëm kontrolluan topin, por krijuan edhe disa raste të pastra, megjithatë portieri Teqja u konfirmua në super-formë dhe dërgoi skuadrën në pushim me portën e paprekur.

Sfida u zhbllokua në minutën e 53-të nga Guliashvili, që pas një aksioni të shpejtë të Saburtalos, e pa veten i lirë përballë portierit dhe e dërgoi topin në rrjetë me lehtësi, duke u dhënë avantazhin miqve.

Në sfidën tjetër tëe luajtur këtë të enjte, Laçi arriti një fitore minimale 1 me 0 me Iskra në Mal të Zi, çka I dha mundësi të kalojë në fazën tjetër të Conference League.