zoom

Aktualitet

Kajmaku e fshihte kokainën brenda vazove të fidanishtes. E transportonte me nipin

Agim Kajmaku dhe nipi i tij kanë heshtur para drejtësisë italiane, sepse nuk flisnin gjuhën e tyre. Ata po përballen me ligjin për arrestimin e tyre në San Benedeto del Tronto për 20 kg kokainë të fshehura brenda vazove në një fidanishte në qytezën Grotamare.

“Presim arsyet”,- ka deklaruar avokati, ndërsa Kajmaku nuk ka thënë asnjë fjalë.

Nisur nga sasia e kokainës së sekuestruar, gjyqtari e ka lënë burg Kajmakun dhe nipin e tij 33-vjeçar.

“Për masën e sigurisë gjyqtari zgjodhi atë më të rëndën, burgun, duke pasur parasysh ashpërsinë dhe sasinë e drogës së sekuestruar. Jemi në pritje të arsyeve e të vlerësimeve”, ka thënë avokati.

Kajmaku bashkë me nipin përdornin një Volkswagen Polo nga një kompani vendase për të udhëtuar, ndërsa kishin bërë një inspektim në fidanishte për dy ditë rresht dhe kishin zgjedhur një numër bimësh të vogla të cilave kërkonin t’u ndryshonin vazon duke vendosur më të mëdha. Një punonjëse e fidanishtes kishte vënë re edhe shenja të lëna në sipërfaqen e dheut.

Kur kjo iu komunikua karabinierëve, nga vazot u shfaqën qese të mbushura me kokainë, por nuk dihet se me çfarë mjetesh do t’i kishin transportuar bimët. Furgoni është vënë re nga hetuesit jo shumë larg fidanishtes ku u zhvillua operacioni antidrogë.