zoom

Të gjitha

Epo më fund / Britney Spears do të kurorëzojë dashurinë në martesë së shpejti

Së shpejti Këngëtarja Britney Spears dhe aktori Sam Asghari do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.  Ka qenë vetë  Asghari ai I cili ka njoftuar përmes një postimi në Instagram se ai dhe këngëtarja e njohur kanë caktuar datën e martesës së tyre. Postimi ishte një foto nga fejesa e tyre në shtator, teksa mbi foton ka shkruar se kanë jetuar të dy në një përrallë.

Gjithashtu e ka uruar Britneyn për diten e gruas dhe ka bër më dije se kanë vendosur ditën e dasmës por nuk do e thonë derisa  të vij ai moment.

“Jetët tona kanë qenë një përrallë reale. Gëzuar Ditën e Nënës për ty që së shpejti do të bëhesh mbretëresha ime. Gjithashtu dita e madhe është caktuar! Por askush nuk do ta dijë deri ditën e nesërme”, ka shkruar ai duke mos zbuluar se kur kanë vendosur që të lidhin kurorë.

Britney dhe Asghari janë në lidhje që nga viti 2016 pas takimit në xhirimet e videoklipit të saj për “Slumber Party”. Këngëtarja ka nënkuptuar se dasma pritet të mbahet shumë shpejt pasi ka zbuluar se si do të duket fustani i bardhë./L.K

/Zoom.al