zoom

Lajme

Juli fut në sherr Romeon dhe Heidin, kriset marrëdhënia e çiftit…?

Çifti Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi kanë debaruar me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit në “BBV” dhe shkak duket se ishte Julian Deda.

Konkurrentja ishte mërzitur me banorin, sepse ai e la vetëm atë në suitën që “Vëllai i Madh” i surprizoi çiftin.

“Prekem se janë më të rëndësishme sqarimet me Julin sesa me hedh “fun” me mua”, i tha Heidi, megjithëse Romeo u shpreh se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Banorja i tha aktorit që ti kërkonte falje, ndërsa ky i fundit u shpreh: “Të thashë njëherë. U mërzite dhe më shan mua. A je normale moj, më ka kapur koka?”, ndërsa Heidi shpërthen në të qeshura.

Pjesë nga debati:

Heidi: Nuk po bëj lojë.

Romeo: Ku u preke moj shpirtë?

Heidi: Prekem se janë më të rëndësishme sqarimet me Julin sesa me hedh “fun” me mua.

Romeo:  Ok, kështu do të më nxjerrësh mua?  E mendon kështu? Ti i mendon më të rëndësishme debatet me Julin sesa të qëndroj me ty!

Heidi: Unë u mërzita.

Romeo:  E kuptoj.

Heidi: Jo se kupton fare.

Romeo: Të zihem unë me ty për Julin?

Heidi: Thuaj më fal.

Romeo: Të thashë njëherë. Si vjen të më përmendësh Julin mua? Je në terezi?

Heidi: Çfarë bëra? Tani unë e kam fajin?

Romeo: Jo se ke ti fajin….

Heidi: Po unë u mërzita.

Romeo: U mërzite dhe më shan mua. A je normale moj, më ka kapur koka? (Heidi vazhdon të qeshë…). /ZOOM.AL/