zoom

Aktualitet

Jorida Tabaku: Deri me sot janë financuar 100 mln euro për inceneratorët? Rama ia kthen me batuta

Vijojnë debatet në Komisionin Hetimor për Inceneratorët mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së komisionit, Jorida Tabaku.

Kjo e fundit i ka kërkuar Ramës të përgjigjet me qetësi për pyetjen nëse janë financuar 100 milion euro nga buxheti i shtetit për inceneratorët, por kryeministri i është kthyer me ironi se “M’u bëre si Ilir Meta tani me këtë fjalën “me qetësi”, çfarë është kjo tani?”

Jorida Tabaku: A jeni ne dijeni qe deri me sot jane financuar 100 mln euro per inceneratoret? Ju lutem te leme retorikën dhe propagande, se me “tym plehrash” dhe me “mbetje inceneratori” na ka detyruar te mbledhim kete Komision Hetimor per te cilën sot nje ish ministër ndodhet përpara organit te akuzës. Kur une i referohem procedurave ne shkelje i referohem njoftimit te organit te akuzës ne dy pikat e para te cilat ,procedurat per dhënien e kësaj kontrate, te Elbasanit janë ne shkelje. Pika e trete njëkohësisht i referohet pastrimit te parave. I referohem dokumenteve zyrtarë te institucioneve te cilat janë apo s’jane ne varësi tuaj por janë dokumente te këtij shteti shqiptar. Z.Rama kontratat e dy inceneratoreve, djegësve te mbetjeve ne qytetin e Elbasanit dhe te Fierit dhe kontrata e djegësve te mbetjeve te qytetit te Tiranes qe deri me sot marre nje pagese 35 mln euro nga buxheti i shtetit, ne nje forme financiare te përcaktuar nga ligji, nëpërmjet transferte e pakushtëzuar, te paguara nga institucionet e shtetit shqiptar. A jeni ne dijeni qe deri me sot jane financuar 100 mln euro?