zoom

Bota

Johnson: Nëse Putin fiton luftën në Ukrainë do të ketë pasoja katastrofike për botën

Aleatët e NATO-s dhe G7 e kuptojnë se nëse Vladimir Putin fiton luftën në Ukrainë, do të ketë pasoja katastrofike për botën. 

Këtë e tha kryeministri britanik Boris Johnson në fund të samitit të Madridit, duke nisur edhe një lloj apeli për qytetarët britanikë (por jo vetëm) që të mos ndërpresin mbështetjen e tyre për Ukrainën për shkak të rritjes së kostove të  jetesës.

Liria ka një çmim dhe ia vlen të paguhet për të. Nëse Putini fiton, ai do të ishte në një pozicion për të goditur vendet e tjera në zonën e ish-sovjetikëve dhe kjo do të çonte në kaos më të madh dhe për rrjedhojë paqëndrueshmëri më të madhe në ekonomi.