zoom

Aktualitet

Jo vetëm i dehur, por edhe i droguar në timon, Rrugorja arreston 21-vjeçarin

Policia Rrugore ka kapur në flagrancë një të ri që jo vetëm ishte i dehur në timon, por edhe i droguar.

“Së fundi, gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit me iniciale A. F., 21 vjeç, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të Policisë, mbas verifikimeve të kryera ku rezultoi në efektin e alkoolit, në masën 0.21 mg/l dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi në efektin e lëndës droguese THC”, thanë burime zyrtare të Policisë së Tiranës.

Në këto rrethana, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit, si i dyshuar për veprën penale “drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Blutë sqaruan se me ndalimin e fundit, shkon në 115 numri i drejtuesve të mjeteve cilët janë konstatuar në efektin e lëndëve narkotike. /ZOOM.AL/