zoom

Bota

“Jo luftë”! Rusët protestojnë, arrestime masive në Shën Petersburg

Një gjë po vërehet dukshëm; se populli rus nuk është në një mendje me Putinin! Në qytete të ndryshme të Rusisë vijojnë protestat kundër sulmeve në Ukrainë.

Së fundmi, demonstrues rusë kanë dalë sërish në rrugët e Shën Petersburgut, qyteti i lindjes së presidentit Putin – për të protestuar vendimet e tij.

Ashtu si ditët e tjera, forca të shumta policore tentuan që të shpërndanin turmën, ndërkohë që
dhjetëra protestues u arrestuan.

Vala e re e protestave erdhi pasi kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny bëri thirrje nga burgu për mitingje të përditshme kundër sulmit ushtarak, duke thënë se Rusia nuk duhet të jetë një “komb frikacakësh të frikësuar”.