zoom

Lajme

Jetmir Salaj hap “GoFundme” dhe u kërkon njerëzve fonde për t’i dalë kundër “Top Channel”

Një prej ish-banorëve të shtëpisë së “BBV3” ka qenë dhe Jetmir Salaj, rrugëtimi i të cilit mbaroi shumë shpejt dhe kjo gjë u kërkua prej tij pas përplasjeve brenda shtëpisë dhe me produksionin.

Ky vendim i Jetmirit, solli më pas një sërë ironish në rrjetet sociale prej tij për Ledionin dhe produksionin, madje pati edhe një debat të fortë me opinionisten Ori Nebiaj.

Më pas Jetmiri nuk u duk gjëkundi… As në videon përmbledhëse të gjithë rrugëtimit të banorëve të “BBV3”, madje nuk u ftua as në “After Party”.

“Për të gjithë ju miq e dashamirës që më thoni fol pse s’flet: Nuk është e lehtë të përballesh më një sistem të gjithë i vetem.

1)Për shkak të kontratës mund të gjobitem deri në 100 mijë euro.

2) Të zhvillosh një betejë ligjore në Shqipëri po dhe jashtë saj duhen edhe 100 mijë të tjera.

3) Nuk i kam ato lekë, frikë nuk kam e s’kam për të pasur kurrë, pasi besoj te e drejta ime.

4)Për ju që thoni hap GoFund e të të mbështesim ju falenderoj, por do më shanin e shpërfytyronin nëper mediat e tyre”, do shprehej ai kohë më parë.

Por çudia ka ndodhur, sepse pas kësaj e ka hapur një “GoFundme”, teksa kërkon njerëzve fonde për të dalë kundër medias “Top Channel” dhe siç thotë ai, “për të luftuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve”.