zoom

Slider

Jeni mbi 55-vjeç dhe nuk e shijoni seksin? Rreziku që kërcënon shëndetin tuaj

Përveç kënaqësisë që merrni nga seksi, nga kjo mund të përfitojë edhe shëndeti në përgjithësi.

Pakënaqësia seksuale, veçanërisht në moshën e mesme, mund të jetë një faktor rreziku për rënien e aftësive njohëse, sipas një studimi të publikuar në Gerontologist.

Në hulumtim u përfshinë 818 burra të moshës së mesme. Ata iu nënshtruan një seri testesh neuropsikologjike, përfshirë teste të kujtesës dhe shpejtësisë së përpunimit të informacionit.

Gjatë studimit u vu re se ndryshimet në aftësinë njohëse që pjesëmarrësit treguan gjatë 12 viteve, gjithashtu u vlerësua edhe funksioni i tyre erektil dhe kënaqësinë seksuale.

Meshkujt e moshës së mesme u zgjodhën për shkak se në këtë moshë, ata kalojnë një periudhë tranzicioni, ku fillojnë të shfaqin rënie në funksionin erektil, aftësisë njohëse dhe kënaqësisë seksuale.

Zbulimet treguan se rënia e funksionit erektil dhe kënaqësisë seksuale ishin të lidhura me dëmtimin e kujtesës, gjë që studiuesit thonë se tregon marrëdhënien e ngushtë midis shëndetit psikologjik dhe fizik.