zoom

Aktualitet

Jamarbër Malltezi transferohet nga paraburgimi i Policisë së Tiranës, te Burgu 313

Një ditë pasi Gjykata e Posaçme dha edhe masën e sigurisë “arrest me burg” për korrupsion pasiv në procesin e privatizimit të “Kompleksit Partizani”, Policia e Tiranës ka kryer procedurat e transferimit bashkë me Burgjet, të Jamarbër Malltezit.

Ndërsa mbahej në paraburgimin e policisë deri në njohjen e masës së sigurisë, dhëndri i ish-kryeministrit është transferuar sot në Burgun 313 të Tiranës, që njihet ndryshe edhe si paraburgimi, ku qëndrojnë të gjithë të arrestuarit në pritje të proceseve të tyre hetimore dhe gjyqësore, para se të shpallet verdikti i Gjykatës. Kjo është një procedurë standarde e Policisë dhe Burgjeve, për të shmangur mbipopullimin në Komisariate dhe Drejtori, por edhe si pjesë e rregullores dhe procedurës ligjore.

Ai është transferuar në paraburgim një ditë pasi GJKKO la në fuqi masën e arrestit. Paralelisht SPAK dhe Krimi Ekonomik vijojnë procedurat e sekuestros së pronave të Malltezit, bashkë me forcat e Policisë./ZOOM.AL/