zoom

Aktualitet

Jamarbër Malltezi kërkon në GJKKO shuarjen e masës së sigurisë dhe përjashtimin e gjyqtares

Pak ditë pasi GJKKO ka dhënë vendimin, por duke shkelur afatet e zbardhjes, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në qeli për çështjen “Partizani”, ka kërkuar shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Avokatët e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, në nisje të seancës gjyqësore kanë kërkuar gjithashtu përjashtimin e gjyqtares së çështjes Irena Gjoka, me argumentin e moszbardhjes në kohë të vendimit.

Jamarbër Malltezi përfaqësohet nga dy avokatët, Klodian Skënderi dhe Antoneta Sevdari.

E njëjta kërkesë është bërë edhe nga përfaqësuesit ligjorë të ish-kryeministrit Berisha, i cili gjithashtu po hetohet për të njëjtën çështje. /ZOOM.AL/