zoom

Aktualitet

Jamarbër Malltezi ironizon Spiropalin: Terrori i Elisës, që lexon me vështirësi letrën nga Edvini!

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi nga arresti shtëpiak ka ironizuar ministren e Shtetit, Elisa Spiropali, ndërsa thekson se kjo e fundit instruktohet nga kryeministrit Edi Rama.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Malltezi shkruan:

“Terrori i Elisës që lexon me vështirësi letrën nga Edvini. Jo vetëm qe ju ka ndaluar debatet ne TV, por edhe kur i nxjerr ne intervista ju jep letrën që duhet të lexojnë

🤮 Kjo ndodh kur nuk janë njerëz të lirë por të kapur qoftë me 5 milionë € dem tek doganat, e qoftë me 350,000 € tender që i vëllai i Elisës shpall fitues burrin e Elisës 🤷”. /ZOOM.AL/