zoom

Bota

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes! Trump: Armëpushimi në Gaza, ende në fuqi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes! Trump: Armëpushimi në Gaza, ende në fuqi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se armëpushimi në Gaza është ende në fuqi, disa orë pasi ushtria izraelite kreu një valë sulmesh kundër Hamasit.

“Po, është”, u tha ai gazetarëve të cilët e pyetën nëse marrëveshja ishte ende e vlefshme. Trump u shpreh se udhëheqja e Hamasit nuk ishte e përfshirë në asnjë shkelje duke fajësuar disa rebelë.

“Por sidoqoftë, do të trajtohet siç duhet. Do të trajtohet ashpër, por siç duhet”, shtoi Trump.

Sulmet filluan në Gazën jugore të dielën pasi ushtria izraelite deklaroi se “terroristët qëlluan një raketë antitank dhe të shtëna” drejt trupave të saj në Rafah, duke vrarë dy ushtarë.

Hamasi nga na tjetër tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë përplasje në zonën nën kontrollin izraelit.

Në mbrëmje, Izraeli njoftoi se kishte goditur objektiva të Hamasit në të gjithë Gazën, ndërsa BBC raporton se 44 persona u vranë.

Hamasi kishte thënë se ishte i përkushtuar ndaj armëpushimit, por akuzoi Izraelin për shkelje dhe paralajmëroi se sulmet mund ta “shtynin situatën drejt një kolapsi total”.

I dërguari i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, pritet të udhëtojnë sot për në Izrael.

/Zoom.al