zoom

Bota

Izraeli bombardon zyrat e Kryqit të Kuq në Gaza, të paktën 22 të vdekur

Izraeli po bombardon pa mëshirë zonat ku dyshon se fshihen anëtarët e grupit terrorist Hamas, duke mos kursyer as bazat strehimore të civilëve.

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror izraelit pranë zyrës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Gaza.

Zyra u “dëmtua” dhe njerëzit e vrarë ishin në mesin e atyre që ishin strehuar pranë strukturës, tha zyra e Kryqit të Kuq në një deklaratë.

Kujtojmë se ka qindra njerëz të zhvendosur që jetojnë në tenda rreth zyrës së KNKK-së.

Numri i të vrarëve që nga 7 tetori ka shkuar mbi 37 mijë persona, mes të cilëve mbi gjysma janë gra, fëmijë dhe të moshuar. /ZOOM.AL/