zoom

Aktualitet

Iu thyente xhamat makinave dhe merrte sendet personale, arrestohet 44-vjeçari

Një 44-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë, pasi thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe arrestuan në flagrancë në tentativë për të vjedhur sendet personale në një automjet, në lagjen nr.4 Durrës, shtetasin J. V., 44 vjeç, banues në Durrës.

Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv dhe veprimeve të kryera gjatë momentit të arrestimit të 44-vjeçarit, është bërë i mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal të vjedhjes së sendeve në automjete, nga ky shtetas.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi J. V., gjatë muajit prill 2023, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, në 6 raste, pasi ka thyer xhamat e automjeteve, me sende të forta, ka vjedhur sende të ndryshme në këto automjete.