zoom

Slider

“Ishte njësoj si Roza”- Humbi vajzën, Rita Lati: Tragjedia më ndodhi në Vlorë

Aktrorja Rita Lati ka folur për humbjen e vajzës së saj, detaj nga jeta e artistes që e ndau në shtëpinë e BBV Roza Lati.

Ajo ka rrëfyer se vogëlushja i ngjante shumë Rozës, madje njerëzit mendonin se ishte e njëjta.

Aktorja u shpreh se tragjedia i ndodhi në Vlorë, por shtoi se brenda vitit Zoti i mbushi duart plot duke sjellë në jetë vajzën e dytë, Roza Latin.

“Jam gëzuar pa masë kur u bëra mami i Rozës, sepse Roza erdhi në jetë pasi unë e kisha humbur një gocë. Unë u cmenda nga gëzimi. E kam rritur Rozën me aq shumë dashuri.

Ishte shumë e urtë kur ishte e vogël, e tundnim për të kuptuar a merrte frymë apo jo kur flinte. Vajza lindi më 19 qershor, kurse Roza më 13 qershor. Brenda vitit zoti mi mbushi duart plot.

Roza ishte aq e shëndetshme dhe dukej sikur ishte e njëjta. Mua më ka ndodhur tragjedia në Vlorë dhe në Tiranë kujtonin që kisha të njëjtën. Jam e bekuar, brenda vitit Zoti mi mbushi duart plot. Ishte një rilindje, merr kuptim jeta ndryshe”, tha Rita Lati.