zoom

Slider

“Ishte ëndrra më e madhe në karrierën time…”, Ronaldo thotë fjalët e para pas dështimit në Botëror

Portugalia nuk ia doli dot të fitojë Kupën e Botës, pasi u eliminua në fazën çerekfinale.

Cristiano Ronaldo ka bërë një postim të gjatë në rrjetet sociale ku shkruan se është mjaft i zhgënjyer pasi nuk realizoi dot ëndrrën e tij.

“Të fitoja Kupën e Botës për Portugalinë ishte ëndrra më e madhe në karrierën time. Unë kam fituar shumë trofe ndërkombëtarë, përfshirë dhe me Portugalinë, por të vendosja emrin e shtetit tonë në majën më të lartë të botës ishte ëndrra ime më e madhe. Luftova për të. Luftova fort për këtë ëndërr. Në 5 pjesëmarrjet që unë kam shënuar për Kupën e Botës në këto 16 vite, në krah të lojtarëve të mëdhenj nga miliona portugezë, kam dhënë çdo gjë. Unë kurrë nuk i jam shmangur një beteje dhe kurrë nuk jam dorëzuar. Fatëkeqësisht dje, ëndrra përfundoi dhe nuk dua të reagoj në një moment të tillë.

Dua vetëm që të dini se shumë gjëra janë thënë, shumë gjëra janë shkruar, shumë gjëra janë spekuluar, por dedikimi im për Portugalinë nuk ka ndryshuar në asnjë moment. Unë gjithmonë kam luftuar për objektivat e të gjithëve dhe kurrë nuk do t’ia kthejë shpinën kolegëve dhe shtetit tim. Faleminderit Katar. Ëndrra ishte e bukur për aq sa zgjati… Tani shpresojmë që koha të na tregojë më të mirën dhe të lejojë të gjithë për konkluzionin e tyre” – tha ai.