zoom

Të gjitha

“Isha ulur në dhomë dhe…”! VIP-et që besojnë në fantazma

Nëse ju nuk besoni në fantazma, ka disa të famshme që tmerrohen nga to. Ato gjatë intervistave që kanë pasur ndër vite kanë treguar eksperiencat e çuditshme që kanë pasur me fantazma dhe që, sipas tyre, këto eksperienca janë shkak që ato të besojnë në ekzistencën e tyre.

Këngëtarja e njohur, Selena Gomez në një intervistë për Jimmy Fallon, në vitin 2015 kishte treguar që beson në fantazma. Ajo madje kishte thënë që përdorë një aplikacion për të kontrolluar se a gjenden fantazma në hapësirat ku ajo ndodhet.

“Unë besoj që shpirtrat mund të ndeshen me teknologjinë”.

Në një intervistë për “Elle UK”, këngëtarja dhe aktorja e njohur, Miley Cyrus ndau një eksperiencë të çuditshme me fantazma.

Teksa ishte në një turne muzikor, ajo mori me qira në apartament në Londër, i cili ishte i pushtuar nga shpirtrat. Ajo, nëna, motra si dhe i fejuari i saj e kanë përjetuar një eksperiencë të çuditshme me një djalë të vogël që sillej në apartament.

“Isha e ulur aty, ndoshta jam edhe e çmendur por të betohem se mund ta shihja djalin e vogël që qëndronte përballë meje, duke lëvizur këmbën”. Pas kësaj eksperience të çuditshme ajo menjëherë u zhvendos në një hotel.

Gjatë një interviste për “Complex” kur këngëtarja e njohur, Ariana Grande u pyet se a beson në alienë dhe fantazma, ajo u përgjigj: “Natyrisht! Do të ishte qesharake të besonim se ne jemi të vetmit që jetojmë këtu”.

Ajo gjithashtu shpjegoi që ka pasur një eksperiencë me fantazma/djajtë. Përderisa qëndronte në qytetin Kansas, këngëtarja dëshironte të vizitonte “Stull Cementry” (e cila njihet si njëra nga shtatë dyert e ferrit në tokë). Por, ajo po ndjehej e sëmurë dhe ndjente aromë të sulfurit-shenjë e djallit, kështu që vendosi të largohej.

“Kërkojmë falje. Nuk dëshironim t’ua prishnim qetësinë”. Mirëpo, pjesa më e frikshme e gjithë kësaj historie është se kur ajo nisi t’i dërgonte një fotografi menaxherit të saj, në telefonin e saj u shfaq një shenjë. “Kjo foto nuk mund të dërgohet pasi ka 666 megabajt”, tha Ariana.

Këngëtarja e njohur Rihanna beson shumë që fantazmat ekzistojnë. Ajo i kishte thënë “Rolling Stone’s”, në vitin 2013 se kishte refuzuar të shkonte në “Chateau Marmont”. Ky është një hotel i pushtuar nga fantazmat, në Los Anxhelos. Ajo kishte refuzuar të shkonte atje, sepse sipas saj “shpirtrat mund t’i ndjesh” dhe ajo frikësohet shumë nga ta.

Gjatë një interviste për “Mack at Nite”, këngëtarja Demi Lovato tha se beson në fantazma. Madje, është përballur me një fantazmë kur ishte vetëm 8 vjeç. Pastaj në një intervistë për “Buzzfeed”, disa vite më vonë ajo tha që shtëpia e saj është e pushtuar nga në shpirt i quajtur Emily.

“Kur isha vetëm 3 vjeç nëna ime më ka zënë duke folur me vetën. Kur më ka pyetur se me kë po flisja unë i kam thënë që po flas me shoqen time të ngushtë Emily”.