zoom

Lajme

Ish-zyrtarë të PS në qeli, Rama: Nuk jap llogari! Hetimet s’duhet të ulin reputacionin tim

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk jep llogari për arrestimet me urdhër të SPAK të zyrtarëve të PS-së të përfshirë në afera të ndryshme si korrupsion e pastrim parash.

Madje, theksoi Rama, hetimet nuk duhet të ulin reputacionin e tij, teksa theksoi se ka bërë zgjedhjen për të qenë në krah të drejtësisë dhe të mos bëjë avokatinë e askujt.

Kreu i qeverisë, teksa justifikoi sulmet ndaj SPAK, shtoi se ka nisur një poces i ri ku thotë me zë të lartë opinionin e tij për cilësinë e organit të akuzës.

Edi Rama: Hetimet nuk duhet të ulin reputacionin tim, por t’u konfirmojmë të gjithëve se sa i pangopur jam unë për ta parë Shqipërinë lart, për ti parë shqiptarët të jenë si ata që i kemi parë gjithë jetën, nga shumë poshtë lart dhe për të pasur këtu një vend të drejtë. kjo do kohën e vet dhe luftën e vet.

Kjo bëhet vetëm kështu siç po bëjmë ne, nuk ka një vend në botë që të ketë fituar imunitet ndaj tundimeve të x apo y, për të futur dorën aty ku nuk duhet, por ama shpata e ndëshkimit, peshorja në duart drejtësisë janë garantë.

Kryeministri, qeveria, partia në pushtet nuk jep llogari pse njëri tjetri vajtën dhe futën duart aty ku nuk duhej dhe prekën pasurinë e përbashkët, por përgjigjet për mënyrën se si reagon, për mënyrën se si bashkëjeton në një situatë të tillë. Ne kemi bërë zgjedhjen tonë jemi në krahun e drejtësisë, nuk bëjmë avokatinë e askujt.

Por kemi nisur një proces të ri, ku do të japim opinionin tonë me zë të lartë për cilësinë, që ajo shpata të mos kthehet në një forcë ndëshkimore abuzive, që gjykata të funksionojë dhe jo të noterizojë çdo gjë që kërkon prokuroria, që prokurorët e gjykatësit të jenë të paanshëm e të drejtë

Postime të lidhura